Aktualitet

51-vjeçari shqiptar akuzohet se abuzoi sek*ualisht mbesën 8-vjeçare

Ngjarja është zbuluar pas një vizite mjekësore, ku e mitura ishte shoqëruar nga nëna e saj.

M.K.
51-vjeçari shqiptar akuzohet se abuzoi sek*ualisht mbesën
foto ilustruese

KORFUZ- Një 51-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet greke në Korfuz, nën dyshimin se ka abuzuar seksualisht në mënyrë të përsëritur me mbesën e tij 8-vjeçare.

Ngjarja është zbuluar pas një vizite mjekësore, ku e mitura ishte shoqëruar nga nëna e saj. mjeku ka dyshuar gjate kontrollit për shenja që mund të lidhen me abuzim seksual dhe njoftoi familjarët. Pas kësaj, rasti është referuar pranë policisë, e cila ka nisur hetimet.

Autoritetet greke kanë mbledhur të dhëna dhe kanë marrë dëshmi në kuadër të hetimit për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse abuzimi i dyshuar ka ndodhur në mënyrë të përsëritur.

Në vijim të hetimeve, 51-vjeçari është arrestuar dhe më 10 shtator është dërguar përpara prokurorit në Korfuz. Sipas raportimeve të mediave greke, ai ka mohuar akuzat dhe ka kërkuar kohë për të përgatitur mbrojtjen e tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB