Aktualitet

300 € doza nga Kanadaja, përgjimet e furnizuesit në IG: Nuk du me vdek o vëlla

I riu komunikonte me klientët në Instagram dhe është mbajtur nën përgjim për muaj me radhë nga agjentët e antidrogës.

F.m
300 € doza nga Kanadaja, përgjimet e furnizuesit në IG: Nuk du me
Elgert Gjoni

TIRANË- Elgert Gjoni, një prej të arrestuarve në kuadër të operacionit ‘Tempulli’ rezulton se ishte personi që siguronte kanabisin në formë xhelatine nga Kanadaja. I riu komunikonte me klientët në Instagram dhe është mbajtur nën përgjim për muaj me radhë nga agjentët e antidrogës. Bisedat e përgjuara tregojnë se një dozë e kanabisit që ai sillte nga Kanadaja kushtonte deri në 300 euro.

Një nga blerësit e identifikuar si Enea, refuzon fillimisht ta blejë këtë lloj droge duke iu përgjigjur: Nuk du me vdek o vëlla!

Bisedat e përgjuara:

Elgert Gjoni: Nga cila?

Enea: Nga ato pra

Elgert Gjoni: Nga ato konservattt?

Enea: Konservat e peshkut.

Elgert Gjoni: Po të folim me atë bosin tjetër o xhi.

Enea: Jo më të paktën naj 30 tshe ca me the ti mu?

Elgert Gjoni: Si 30 tshe konserva? Ato jan do pako të zeze

Enea: Ato që më tregove në foto o burr ca kishte apo se m

Elgert Gjoni: Po e di o xhi, që kush është 30 tshja o xhi.

Enea: Po dhe kjo e mirë ishte.

Elgert Gjoni: Është 3.5 (tre pikë pesë) gramë 30 tshja qic vlla se nuk i kam hy kot këtij muhabeti për 300 euro.

Enea: 300 euro?

Elgert Gjoni: Po.

Enea: ca është kjo?

Elgert Gjoni: Rabi më i frikshëm që ekszisto

Enea: Jo mor shok se sdu me vdek unë.

Elgert Gjoni: Jo nuk vdes se ta jep do lloj efektesh që nu 30 tshe o xhi, është 3.5 gramshe dhe ajo qia robt e pëlqe

Enea: Atë do mor unë me kismet nga e premtja.

Operacioni ''Tempulli” u shtri në disa qytete të vendit me fokus luftën kundër shpërndarjes së drogërave në ambientet pranë shkollave. Të arrestuarit e kryeqytetit janë pjesë e 7 grupeve që merreshin me shpërndarjen e kokainës, heroinës dhe kanabisit, kryesisht pranë shkollave dhe në klubet e natës. Mes të arrestuarve kishte femra, njëra prej tyre shtatzënë dhe me fëmijë të mitur, ndërsa një tjetër ishte në moshën 68 vjeçe.

Poll

MOS HUMB