Aktualitet

21 vite nga tragjedia e 9 janarit, familjarët ende kërkojnë drejtësi për viktimat

Tragjedia e 9 Janarit ndodhi në afërsi të Vlorës në vitin 2004, kur gomonia me 36 klandestinë u nis në det të trazuar 5-6 ballë në drejtim të Italisë nga gjiri i Palasës.

k.m.
21 vite nga tragjedia e 9 janarit, familjarët ende kërkojnë
Viktimat e tragjedisë

VLORË- Sot është shënuar 21-vjetori i tragjedisë së 9 janarit, ku humbën jetën 28 shqiptarë. Familjarët e tyre, të përlotur ende kërkojnë drejtësi për viktimat. Të zhgënjyer nga të gjitha shkallët e gjyqësorit, shpresa e tyre e vetme tashmë është Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për të zbardhur ngjarjen. Ata bënë kallëzim në SPAK që në vitin 2021, por deri më sot nuk ka asnjë të dhënë se hetimet për çështjen kanë nisur.

Tragjedia e 9 Janarit ndodhi në afërsi të Vlorës në vitin 2004, kur gomonia me 36 klandestinë u nis në det të trazuar 5-6 ballë në drejtim të Italisë nga gjiri i Palasës.

Ata u dhanë 1 mijë e 500 euro skafistëve me shpresën se bregu tjetër do t’u rregullonte jetën, por shumica e tyre nuk e dinin se po paguanin vdekjen. Dallgët rreth pesë metra të larta, paralajmëruan se nuk ishte koha e duhur për të udhëtuar, por për trafikantët kjo ishte mundësia për t’i shpëtuar mbikqyrjes së dy policive, asaj shqiptare dhe asaj italiane.

Kështu, 18 burra e tre gra u gjenden të pajetë mëngjesin e 10 janarit nga një helikopter i NATO-s së i ushtrisë italiane.

Viktimat ishin kryesisht nga zona e Shkodrës dhe të moshës nga 15 në 33 vjeç. 8 rezultojnë ende të zhdukur. 11 të tjerët mundën të shpëtonin, mes tyre edhe skafistët. Familjarët e viktimave pretendojnë se familjarët e tyre janë lënë qëllimisht të mbyten, duke akuzuar drejtorin e Policisë, Bajrim Ibraj, por edhe ish-ministrat Igli Toska dhe Pandeli Majko./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB