Aktualitet

 Zjarri përfshin Malin e Polisit në Librazhd, flakët përhapen në masivin pyjor

Flakët po përhapen me shpejtësi, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe thatësira, ndërsa situata paraqitet shqetësuese për banorët e zonës.

M.K.
 Zjarri përfshin Malin e Polisit në Librazhd, flakët
foto nga zjarri

LIBRAZHD- Një vatër e madhe zjarri ka përfshirë masivin pyjor të Malit të Polisit, në Njësinë Administrative Polis të Bashkisë Librazhd, duke djegur sipërfaqe të konsiderueshme me pyje. Flakët po përhapen me shpejtësi, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe thatësira, ndërsa situata paraqitet shqetësuese për banorët e zonës.

Në terren kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe shërbimi pyjor, të cilët po punojnë për izolimin e vatrave. Ndërhyrja është e vështirë për shkak të terrenit të thepisur malor, që kufizon lëvizjen e mjeteve dhe aksesin në disa prej zonave të përfshira nga zjarri. Paraprakisht, autoritetet dyshojnë se zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht. Ndërkohë, puna vijon për të parandaluar përhapjen e flakëve në pjesë të tjera të masivit, ndërsa pas shuarjes së zjarrit pritet të përcaktohet edhe sipërfaqja e dëmtuar./ZËRI

Poll

MOS HUMB