FIER-Zjarri që shpërtheu disa orë më parë në zonën e lagjes Frizë, pranë ish-Azotikut në Fier, është përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë, duke rrezikuar banesat dhe bizneset afër zonës. Për shkak të situatës së rënduar është kërkuar ndërhyrja nga ajri. Një helikopter ka mbërritur në zonë dhe ka nisur operacionin për shuarjen e flakëve, ndërsa nga toka vijojnë përpjekjet intensive të forcave zjarrfikëse.
Flakët kanë përfshirë edhe depot e ujit që furnizojnë qytetin e Fierit dhe disa fshatra përreth, ndërsa kanë rrezikuar edhe një bar-restorant. Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse, është bërë e mundur shmangia e djegies së objektit. Në vendngjarje ndodhen rreth 10 mjete zjarrfikësve dhe rreth 50 efektivë të angazhuar. Përgjegjësi i sektorit të mbrojtjes civile pranë Prefekturës Fier tha se vatra e zjarrit mbetet problematike për shkak se banesat janë pranë zonës së ullishteve.
View this post on Instagram
Në operacion janë angazhuar shërbimet zjarrfikëse, efektivë të Policisë së Shtetit, si dhe dhjetëra banorë të zonës, të cilët po punojnë për të izoluar vatrën e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.
