TIRANË-Avokati i një prej 21 protestuesve të arrestuar të cilët po presin masën e sigurisë në Gjykatën e Tiranës, bëri të ditur se Prokuroria ka kërkuar “arrest me burg” për dy protestues, ndërsa për pjesën e mbetur “Detyrim Paraqitje”. Avokati tha se Prokuroria ka ulur sërish numrin e të arrestuarve për të cilët kërkon arrest në burg, me arsyetimin se njëri prej tre protestuesve, për të cilët u kërkua ajo masë sigurimi personal, ka fëmijë të sëmurë në shtëpi dhe duhet të kujdeset për ta.
View this post on Instagram
Avokati: Për dy veta diskutohet pasi pjesa tjetër janë me detyrim paraqitje. Ne kemi kërkuar arrest të paligjshëm dhe moscaktimin e asnjë mase sigurie sepse nuk ka qenë poprocionale veprimet e oficerëve të policisë gjyqësore dhe arrestimi I tyre nuk është bërë në konform. Sapo u përmbyll me sukses çështja që është në shqyrtim për masën e sigurimit personal për të arrestuarit në protestë. Është konstatuar nga ana e avokatëve paligjshmëria e arrestimit në flagrancë dhe mosvendosja e sigurimit për këta persona. Gjykata në këto momente është tërhequr në dhomën e këshillimit për të caktuar masat e sigurisë dhe për arrestin në flagrancë.