Aktualitet

Zjarrfikës në Pogradec, në Korçë shiste drogë, arrestohet 54-vjeçari

Gjatë kontrollit të lokalit të tij në lagjen nr.1 të Pogradecit, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike të dyshuar si kanabis, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza gati për shitje.

F.I
Zjarrfikës në Pogradec, në Korçë shiste drogë,
PAMJE NGA ARRESTIMI

POGRADEC-Luan Sulstarova, 54 vjeç është arrestuar në kuadër të aksionit anti-drogë të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Pogradec. 54-vjeçari dyshohet se përdorte lokalin që administronte për shpërndarjen e lëndëve narkotike. I arrestuari është punonjës zjarrfikës në bashkinë e Pogradecit.

Gjatë kontrollit të lokalit të tij në lagjen nr.1 të Pogradecit, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike të dyshuar si kanabis, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza gati për shitje. Gjithashtu, u sekuestrua një shumë parash, e cila dyshohet të ketë qenë fituar nga ky aktivitet kriminal, si dhe dy aparate celularë, të cilët u morën si prova materiale.

Njoftimi i policisë:

Hetime me metoda proaktive dhe kontrolle intensive, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Aktiviteti”.

Përdorte lokalin që kishte në administrim, për të ushtruar aktivitetin e shpërndarjes së lëndëve narkotike, vihet në pranga 54-vjeçari.

Sekuestrohet një sasi lëndë narkotike e dyshuar kanabis dhe një shumë parash që i posedonte i arrestuari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, të DVP Korçë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, kanë kryer hetime me metoda proaktive dhe si rezultat kanë goditur një rast të shitjes së lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Aktiviteti”, u arrestua në flagrancë shtetasi L. S., 54 vjeç, banues në Pogradec, (zjarrfikës në bashkinë Pogradec).

Nga kontrolli në lokalin që administronte ky shtetas, në lagjen nr.1, Pogradec, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza gati për shitje, një shumë parash e cila dyshohet të jetë siguruar nga ky aktivitet dhe 2 aparate celularë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB