KAVAJË-Një plagosje me thikë raportohet të ketë ndodhur në Kavajë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 2 të Kavajës, ku i plagosur ka mbetur Artur Ligeja, pronar i një agjencie udhëtimesh dhe disa bizneseve të tjera.
Mësohet se autori, Eri Velecia ka hyrë në një nga bizneset e të plagosurit, Artur Ligeja, dhe i ka kërkuar para këtij të fundit. 52-vjeçari i ka kërkuar të dalë jashtë ambjentit të biznesit, por autori nuk ka pranuar dhe e ka plagosur me thikë.
Autori, Eri Velecia është arrestuar ndërsa, i plagosuri raportohet se është jashtë rrezikut për jetën
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 10:00, në qytetin e Kavajës, në vendin e quajtur “Agjensia”, në ambientet e një biznesi privat, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. V., 42 vjeç, ka goditur me mjet prerës në dorë shtetasin A. L., 52 vjeç, i cili ka pësuar një dëmtim të lehtë.
Më pas, autori ka dëmtuar xhamat e biznesit në pronësi të shtetasit A. L., si dhe xhamat e një biznesi tjetër aty pranë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autori është përdorues i lëndëve narkotike dhe ka probleme të shëndetit mendor.
Ai është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme procedurale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme../ZËRI