TIRANË- Mjeku i njohur kardiolog, Edvin Prifti, ka reaguar pas marrjes si i pandehur nga SPAK, pasi dyshohet se mori rryshfet për 7 ndërhyrje kardiake. Përmes një ragimi në rrjetet sociale, mjeku Prifti, teksa zbulon detaje gjatë vendimit, fton çdo pacient të tij që të shkojë në gjykatë dhe të dëshmojë për të.
Prifti shprehet se menjëherë pas vendimin në seancën që zgjati vetëm 5 minuta, ai ëshë kthyer në sallën e operacionit në QSUT. Për mjekun, kjo e sotmja ishte një ditë e suksesshme, pavarësisht gjykatave dhe prokurorëve që sipas tij, mund të shkatërrojnë jetën e një njeriu.
Reagimi i plotë:
Cdonjeri duhet te beje mire dhe duhet te beje ate qe di. Sot une jam zyrtarisht i pandehur pas nje kalvari mbi 5 vjet hetimesh, zhdukje provash dhe dosjesh si dhe manipulimesh duke qene rasti i pare ne historine e gjykatave ne bote por edhe ne Shqiperi ku dikush akuzohet per korrupsion pasive dhe ska asnje te akuzuar per korrupsion aktiv?! Apo kur pas 5 vjetesh auditi i Spak cileson qe burimet e mia financiare jane plotesisht te ligjshme dhe nuk ekziston pamundesia financiare! Sot seanca paraprake e GJKKO pas dy vjetesh mori vendimin qe te me coje ne gjykim. Nuk eshte se kisha iluzione mbi vendimin. Mu sugjerua per gjykim te shkurtuar dhe ky u refuzua ne menyre kategorike prej meje duke qene i gatshem te perballem me cdo fakt dhe argument. Ne keto kushte une ftoj te gjithe pacientet e mi, qe kushdo qe e ndjen mund te vije ne gjykate te deshmoje se cili jam une?!
Gjithesesi pas seances maratone qe pritja zgjati dy vjet, dhe seanca ishte vetem 5 minuta, une u ktheva ne sallen e operacionit ne QSUT ku sapo perfundova me sukses operacionin e radhes te pacientit IT.
Nderkohe naten e kaluar, kryem se bashku me Dr. Bledar Hodo, Dr.Sci Merita Zeka dhe Dr Blerim Arapi nje nga operacionet me komplekse ne nje pacient 38 vjecar, i operuar 8 muaj me pare nga koleget me zevendesim te valvoles se aortes i cili u paraqit me shkolitje te protezes valvolare, abses ne zemer si dhe insuficiense kardiale masive me edema dhe likid ne bark. Pas trajtimit adeguat ne terapi intensive, eliminimit te mbi 20 litra uje te akumuluar ne trup, pacienti iu nenshtrua nje operacioni te dyte mbi 8 ore i cili konsistoi ne mbylljen e nje dhome anormale gjigande ne zemer e krijuar nga absesi si dhe ri zevendesimi i valvoles se aortes. Pacienti sot eshte i ekstubuar dhe ne gjendje shume te mire.
Pavaresisht gjykatave dhe prokuroreve ishte nje dite e suksesshme. Edhe pse keta te fundit kane fatin ne dore dhe mund te shkaterrojne jeten e nje njeriu, perseri askush nuk mund te me ndaje nga lumturia kur shpetojme nje jete me shume!
Nga SPAK, mjeku Edvin Prifti akuzohet për “korrupsion pasiv” në 7 raste, “vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “fshehja e të ardhurave” dhe “pastrim parash". Në kohën kur agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit ushtruan kontrolle në banesën dhe zyrën e Priftit, gjetën fizikisht 1.1 milionë euro, shumë të cilën SPAK thotë se mjeku nuk e justifikonte në mënyrë të ligjshme.
Hetimet për të u mbyllën në shkurt të këtij viti, duke i shtuar përveç akuzave të korrupsionit, fshehjes së të ardhurave, pastrimi i parave, edhe akuzën e vjedhjeve. Bëhet fjalë për një grant që ai do të duhej që ta investonte në pavionin e kardiologjisë ku shërbente në QSUT, të cilin sipas Prokurorisë e ka përvetësuar pjesërisht.
Edvin Prifti u arrestua, më pas u lirua, por nuk është kthyer ende në detyrë. Madje së fundmi i është hapur edhe një dosje e re. Prifti është kallëzuar nga një person që pretendon se i ka lënë nënën të vdesë dhe nuk i ka dhënë mjekimin e nevojshëm pasi nuk ka marrë paratë që ka kërkuar. Emri i Priftit doli dhe në aksionin për goditjen e grupit të trafikut të medikamenteve, si dhe akuzohet për përfshirje në tenderin e QSUT. Mes mjekëve, emrat deri më tani u kanë dalë Edvin Priftit, Aurel Vulës, Ilir Broqajt dhe Vladimir Peto. Biznesmenët nën hetim janë Aleksandër Gjoka dhe Ndue Pulaj./ZËRI