Aktualitet

Të dënuar me burg për trafik armësh dhe droge! Arrestohet 25-vjeçari në Shkodër, një tjetër shpallet në kërkim

I riu ishte në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”

F.I
Të dënuar me burg për trafik armësh dhe droge! Arrestohet
FOTO ILUSTRUESE

SHKODËR-Një 25-vjeçar është arrestuar, ndërsa një 39-vjeçar është shpallur në kërkim në Shkodër, për vjedhje, drogë dhe armë pa leje. Seid Curraj ishte në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale “vjedhja” e kryer në bashkëpunim, “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”, si dhe “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni i koduar “Livadhet”, për kapjen e shtetasve në kërkim.

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një 25-vjeçar, si dhe shpallet në kërkim një 39-vjeçar.

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, Forcat e Posaçme Shqiponja në DVP Shkodër dhe me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Livadhet”. Gjatë operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasi:

– S. C., 25 vjeç, dhe u shpall në kërkim shtetasi B. B., 39 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Më datë 29.04.2025, gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur Livadhet e Kirasit, në lagjen “Guerile”, në një ambient u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatike, municion luftarak, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, si dhe automjeti tip “Toyota Hilux”, pa targa, i cili u gjet i fshehur dhe i mbuluar në një distancë rreth 100 m larg, ku pas verifikimit rezultoi se ishte i vjedhur në qytetin e Durrësit.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit B. B. dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale të këtyre dy shtetasve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB