
VLORË- Një vatër zjarri është aktivizuar mesditën e kësaj të shtune në zonën e Pishporos, në territorin e Njësisë Administrative Novoselë, duke përfshirë një sipërfaqe të pyllëzuar me pisha.
Flakët kanë përfshirë masivin e gjelbër, ndërsa përhapja e tyre përbën rrezik për zonën pyjore. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
View this post on Instagram
Ndërkohë, vijon ndërhyrja në terren për të neutralizuar situatën dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në sipërfaqe të tjera.
Aktualisht nuk raportohet nëse flakët rrezikojnë banesa./ZËRI
Poll