Aktualitet

Zjarr i frikshëm në Klos, flakët jashtë kontrollit: Digjet një banesë, në rrezik kabina elektrike (VIDEO)

Fillimisht zjarri përfshiu dushqe, ndërsa më pas u përhap me shpejtësi duke djegur edhe një banesë, e cila rezulton e pabanuar.

zh.ll
Zjarr i frikshëm në Klos, flakët jashtë kontrollit: Digjet
pamje-klos

KLOS- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshatin Plan i Bardhë në Klos, ku flakët, të favorizuara nga era e fortë, janë përhapur me shpejtësi. Sipas burimeve, situata paraqitet alarmante dhe kërkohet ndërhyrje urgjente.

Fillimisht zjarri përfshiu dushqe, ndërsa më pas u përhap me shpejtësi duke djegur edhe një banesë, e cila rezulton e pabanuar. Ndërkohë, mësohet se në rrezik ndodhet edhe një kabinë elektrike që gjendet në perimetrin e zjarrit.

Aktualisht, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse nga Klosi, Burreli dhe Bulqiza, ndërsa pritet ndërhyrja edhe e zjarrfikësve nga Dibra dhe forcave të Ushtrisë.

Flakët vijojnë të përhapen të favorizuara nga era e fortë, ndërsa ekipet zjarrfikëse po punojnë për të vënë nën kontroll situatën. Ndërkohë, autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të shmangin zonën dhe të ndjekin udhëzimet e strukturave të emergjencës.

Poll

MOS HUMB