Aktualitet

'Zhduku' nga kantina verën 'luksoze' të Ergys Agasit, Gjykata e Tiranës lë në burg kushëririn e tij, Eno Agasin

Eno Agasi u arrestua mbrëmjen e 16 shtatorit, pasi ishte shapllur në kërkim për heqjen e koleksionit të verës që ishte sekuestruar nga SPAK, në kuadër të hetimeve dhe kontrolleve për dosjen e AKSHI-t.

zh.ll
'Zhduku' nga kantina verën 'luksoze' të Ergys
ergys agasi

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë burg Eno Agasin, yshohet se ka hequr 900 shishe verë 3 miliona euro nga kantina e verës së kushëririt të tij, Ergys Agasit. Po ashtu, gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorit Bledar Valikaj për t'ia kaluar dosjen Prokurorisë së Posaçme për kompetencë, të cilën e kundërshtuan avokatit e Agasit. 

Eno Agasi u arrestua mbrëmjen e 16 shtatorit, pasi ishte shapllur në kërkim për heqjen e koleksionit të verës që ishte sekuestruar nga SPAK, në kuadër të hetimeve dhe kontrolleve për dosjen e AKSHI-t. Çështja ka të bëjë me një kantinë vere, ku ndodhej koleksioni shumëvjeçar “Petrvs Pomedol” i cili u zbulua nga agjentët e BKH-së në vilën e Agasit, por shishet e verës të lëna në ruajtje për t'u sekuestruar nuk u gjetën më.

Sipas hetimeve, gjatë natës, Eno Agasi ka larguar sasinë e verës nga kantina dhe më pas ka hequr edhe serverin e kamerave të sigurisë. Kur furgonët e Doganave janë rikthyer për të marrë mallin dhe për ta dërguar në ruajtje, kanë konstatuar se vera nuk ndodhej më në kantinë.

Agasi akuzohet për 'Vjedhje' dhe 'Pengim i zbulimit të së vërtetës', kontrabandë të mallrave që paguajnë akcizë dhe magazinim të paligjshëm të tyre. Strukturat doganore kryen inventarizimin për disa orë dhe përllogaritën një dëm prej rreth 400 milionë lekësh në buxhetin e shtetit, si pasojë e mospagimit të akcizës./ZËRI

Poll

MOS HUMB