TIRANË- Ndryshime të reja janë firmosur nga Këshilli i Ministrave. Ermal Jauri është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar, duke zëvendësuar Altin Janin.
Jani, i cili mbante këtë post që nga viti 2024, ndërsa që prej vitit 2012 ishte bërë pjesë e këtij intitucioni. Ai u lirua nga detyra me vendim të zv.kryeministres Albana Koçiu, pas më shumë se dy vitesh në krye të AKSIK.
Njoftimi i plotë:
PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË AUTORITETIT KOMBËTAR TË SIGURISË SË INFORMACIONIT TË KLASIFIKUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës; të shkronjës “ç”, të pikës 1, të nenit 67, dhe të nenit 66, të ligjit nr. 10/2023, “Për informacionin e klasifikuar”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI
Z. Altin Jani, drejtor i përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar, lirohet nga kjo detyrë.
Z. Ermal Jauri emërohet drejtor i përgjithshëmi Autoritetit Kombëtar të Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.