Aktualitet

SKANDAL në Durrës/ Ish-drejtoresha në burg për 700 mijë € vjedhje në postë, bashkëshorti i saj emërohet në post drejtues

Ajo që tërheq vëmendjen është fakti se emërimi i tij vjen në një kohë kur Elisabeta Mataj është nën akuzë në kuadër të një hetimi për abuzime financiare gjatë periudhës që drejtonte Postën e Durrësit.

zh.ll
SKANDAL në Durrës/ Ish-drejtoresha në burg për 700 mijë
Fetah dhe Elisabeta Mataj

DURRËS- Fetah Mataj, bashkëshorti i ish-drejtoreshës së Postës së Durrësit, Elisabeta Mataj, është emëruar në një pozicion të ri në strukturat e administrimit të mbetjeve urbane në Durrës. Mataj, i cili prej vitesh punonte në strukturat komunale të qytetit, tashmë është caktuar si Përgjegjës për Evadimin e Mbetjeve Urbane, duke kaluar në një detyrë me përgjegjësi më të larta.

Ajo që tërheq vëmendjen është fakti se emërimi i tij vjen në një kohë kur Elisabeta Mataj është nën akuzë në kuadër të një hetimi për abuzime financiare gjatë periudhës që drejtonte Postën e Durrësit. Sipas dosjes hetimor të Prokurorisë së Durrësit, bëhet fjalë për dyshime mbi vjedhjen dhe përvetësimin e rreth 700 milionë lekëve. 

Ish-drejtoresha e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, së bashku me shefen e financës Valbona Doni dhe arkëtaren Paola Dana, u arrestuan nën dyshimet për abuzim me fondet e destinuara për pensionet dhe ndihmat sociale.

Sipas hetimeve, rreth 69 milionë lekë të rinj, të parashikuara për shpërndarjen e pensioneve dhe ndihmave sociale në degët e Postës në Shijak dhe Krujë, dyshohet se nuk janë arkëtuar. Prokuroria dyshon se shuma është përvetësuar në bashkëpunim nga tre të arrestuarat. Për këtë çështje është regjistruar procedim penal për veprat penale “shpërdorimi i detyrës” dhe “vjedhja duke shpërdoruar detyrën”. Sipas Prokurorisë, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë muajve prill dhe maj të vitit 2026.

Elisabeta Mataj u shkarkua nga detyra më 14 korrik dhe u kallëzua në Prokurori nga vetë institucioni, pas konstatimit të parregullsive gjatë një kontrolli të brendshëm./ZËRI

Poll

MOS HUMB