DURRËS-Dy ditë pas vendimit të Hagës, ku Gjykata Speciale dënoi me 81 vite burg Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, 50 veteranët e UÇK-së mbërrijnë në Portin e Durrësit. Në duar ata mbajnë flamuj me simbolet e UÇK-së dhe shkrime “Liria ka emër”, ndërsa shprehen të zhgënjyer në lidhje me vendimin. Ata deklaruan se do të vijojnë që t’i mbështesin ndërsa shpresojnë se në Apel vendimi do të ndryshojë.
“O Hashim ti ku je, UÇK-në këtu e ke”,-thanë ata njëzëri.
Gjatë një prononcimi për mediat Ismail Selmani bëri apel që pavarësisht zhgënjimeve qytetarët duhet të tregohen të përmbajtur. Ai theksoi se qytetarët duhet të ndjekin këshillën e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të japin një frymë pozitive.
View this post on Instagram
“Hashim Thaçi është një atdhetar prandaj edhe e la detyrën si president, mesazhi i tij ka qenë shumë i qartë. Të ndalohen protestat si në Kosovë edhe në Shqipëri, jo të prishim vendin ku jetojmë. Jepni frymë pozitive, edhe pse jemi të zhgënjyer”, tha Ismail Selmani.
Më 16 shtator katër ish-krerët e UÇK-së u dënuan me 81 vite burgim në total nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 25 vite burgim, ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, me 18 vite, Rexhep Selimi me 13 vite, ndërsa Jakup Krasniqi me 25 vite burgim.