Aktualitet

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së/ Prishtina 'në këmbë', 4 kërkesa qeverisë: Shfuqizoni ligjin për Dhomat e Specializuara

Në tubim të pranishëm ishin edhe figura politike, përfshirë kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, deputetë të kësaj partie dhe të Aleancës, përfshirë Ramush Haradinajn.

F.I
Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së/ Prishtina
pamje nga protesta

KOSOVË-Mijëra qytetarë janë mbledhur sërish në Prishtinë, në tubimin e dytë radhazi kundër dënimit me burgim për krime lufte ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë më 16 shtator. Në tubim të pranishëm ishin edhe figura politike, përfshirë kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, deputetë të kësaj partie dhe të Aleancës, përfshirë Ramush Haradinajn.

Protestuesit dëgjoheshin duke brohoritur “UÇK” dhe duke mbajtur në dorë pankarta me mbishkrime kundër vendimit të gjykatës. Në protestën e thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, që zgjati rreth 40 minuta, qytetarët dolën me 4 kërkesa drejtuar Qeverisë dhe Presidencës së Kosovës:

-Shfuqizim ndryshim i ligjit për dhomat e specializuara.

-Shkarkim i ministres së drejtesisë Donika Gervalla.

-Mbështetje e pakufizuar dhe fonde të mjaftueshme për mbrojtjen e ish krerëve.

-Angazhim ekspertësh ndërkombetar në mbrojtjen e ish krerëve.

Protesta zhvillohet pas vendimit të Gjykatës Speciale për dënimin e katër ish-krerëve të UÇK-së, vendim që ka shkaktuar reagime të shumta në Kosovë dhe ka rikthyer në qendër të debatit çështjen e procesit gjyqësor në Hagë. Më 16 shtator katër ish-krerët e UÇK-së u dënuan me 81 vite burgim në total nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 25 vite burgim, ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, me 18 vite, Rexhep Selimi me 13 vite, ndërsa Jakup Krasniqi me 25 vite burgim.

Poll

MOS HUMB