Aktualitet

Dyshohet se 'zhduku' 900 shishet e verës, arrestohet Eno Agasi, kushëriri i Ergys Agasit

Çështja ka të bëjë me një kantinë vere, ku ndodhej koleksioni shumëvjeçar “Petrvs Pomedol” i cili u zbulua nga agjentët e BKH-së në vilën e Agasit, por shishet e verës të lëna në ruajtje për t'u sekuestruar nuk u gjetën më.

zh.ll
Dyshohet se 'zhduku' 900 shishet e verës, arrestohet Eno Agasi,
Ergys Agasi

TIRANË- Eno Agasi, kushëriri i Ergys Agasit, është arrestuar nga policia ditën e sotme. Ai ishte i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Tiranës, pasi dyshohet se ka hequr 900 shishe verë 3 miliona euro nga kantina e verës së Ergys Agasit.

Çështja ka të bëjë me një kantinë vere, ku ndodhej koleksioni shumëvjeçar “Petrvs Pomedol” i cili u zbulua nga agjentët e BKH-së në vilën e Agasit, por shishet e verës të lëna në ruajtje për t'u sekuestruar nuk u gjetën më.

Sipas hetimeve, gjatë natës, Eno Agasi ka larguar sasinë e verës nga kantina dhe më pas ka hequr edhe serverin e kamerave të sigurisë. Kur furgonët e Doganave janë rikthyer për të marrë mallin dhe për ta dërguar në ruajtje, kanë konstatuar se vera nuk ndodhej më në kantinë.

Eno Agasi akuzohet për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës, kontrabandë të mallrave që paguajnë akcizë dhe magazinim të paligjshëm të tyre.

Strukturat doganore kryen inventarizimin për disa orë dhe përllogaritën një dëm prej rreth 400 milionë lekësh në buxhetin e shtetit, si pasojë e mospagimit të akcizës./ZËRI

Poll

MOS HUMB