TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i ndërmarrë i hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit i urdhëruar nga SPAK në vjim të hetimeve për çështjen e tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë dhe Informacionit (AKSHI). Kontrollet janë ushtruar në banesat e disa zyrtarëve dhe biznesmenëve.
Konkretisht në shtëpinë e biznesmenit Ergys Agasi, i cili ndodhet në kërkim raportohet se janë sekusetruar dhjetëra shishe verë pa pullë fiskale, të cilat përllogaritet të kenë një vlerë rreth 3 milionë euro. Shishet e verës u konstatuan nga agjentët e BKH-së, të cilët kanë njoftuar prokurorin e çështjes për kryerjen e sekuestrimit. Me urdhër të prokurorit, është vendosur masa e sekuestrimit dhe është njoftuar Drejtoria e Hetimit Tatimor, e cila ka proceduar me bllokimin e tyre për shkak të mungesës së pullës fiskale dhe dyshimeve për shmangie detyrimesh tatimore.
Sipas burimeve të Vna.al, një shishe kushtonte nga 7 deri në 10 mijë euro dhe bëhej fjalë për verëra të vjetruara nga 70 deri në 100 vjet. Koleksioni i verërave do t’i nënshtrohet verifikimit të mëtejshëm për burimin e ligjshëm të pasurisë.
Ndërkohë, Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Ergys Agasin, i akuzuar për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Gjatë hetimeve u zbulua se Ergys Agasi, në bashkëpunim me Ermail Beqirin dhe me ndihmën e policisë, kanë marrë peng Gerond Meçen, një prej biznesmenëve që fitonte më së shumti tendera në AKSHI dhe pas shantazheve për disa orë me radhë e kanë detyruar të heqë dorë nga gara./ZËRI