LUSHNJE-Personi në foto është Florion Dalladaku, autori i krimit makabër në Lushnje, ku vrau me sqepar nënën dhe plagosi rëndë babanë. Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e djeshme 24 gusht ku pas vrasjes së nënës së tij Fanije Dalladaku 80-vjeç dhe plagosjes së babait Hasan Dalladaku 77-vjeç, 45-vjeçari u arratis me 'Ford' drejt Fierit.
Arrestimi i tij u bë një orë pas krimit të rëndë në familje. 45-vjeçari kurohej për probleme të shëndetit mendor dhe ka qenë dy herë i shtruar në spitalin Psikiatrik në Elbasan, në 6 vitet e fundit.
Po kështu vite më parë ai ka tentuar të vrasë një bashkëfshatar me armë zjarri çifte, veprim për të cilin është dënuar nga drejtësia. Motivi i ngjarjes ende nuk dihet, ndërsa i ati i Florion Dalladakut ndodhet për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë. Policia ka nisur hetimet dhe po pyet të afërmit për të dokumentuar ngjarjen./ZËRI
