Aktualitet

Lushnje/ 45-vjeçari vret nënën dhe plagos rëndë të atin (EMRI)

Sipas të dhënave paraprake, autori i dyshuar rezulton të jetë 45-vjeçari Florjan Dalladaku, djali i çiftit të moshuar.

M.K.
Lushnje/ 45-vjeçari vret nënën dhe plagos rëndë
FOTO ILUSTRUESE

LUSHNJE- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Zhym, në Njësinë Administrative Krutje të Lushnjës, ku dyshohet se Florion Dalladaku ka goditur me një mjet metalik prerës "sqepar" nënën e tij Fanije Dalladaku 80-vjeçar, e cila mësohet të jetë edhe viktima, ndërsa i plagosuri është edhe babi i tij Hasan Dalladaku 77-vjeçari.

Sipas të dhënave paraprake, autori i dyshuar rezulton të jetë 45-vjeçari Florjan Dalladaku, djali i çiftit të moshuar. Dyshohet se ai ka sulmuar prindërit me një send të fortë, duke u shkaktuar plagë që kanë rezultuar fatale.

Pas ngjarjes, Dalladaku është larguar nga banesa dhe aktualisht është në kërkim nga Policia, e cila ka nisur kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se i riu kishte pasur probleme të shëndetit mendor. Rrethanat dhe motivet e ngjarjes mbeten ende për t’u zbardhur, ndërsa grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të saj.

NJOFTIM:

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:20, në fshatin Zhymë, Lushnjë, shtetasi F. D., 45 vjeç, dyshohet se, në banesë, për motive ende të paqarta, ka goditur me një send metalik prerës (sqepar) nënën e tij, shtetasen F. D., 80 vjeçe, e cila, si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën, si dhe ka plagosur rëndë babain e tij, shtetasin H. D., 77 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shtetasi F. D., i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, është larguar nga banesa pas ngjarjes. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB