Aktualitet

Vrasësit vëzhguan zonën para krimit/ Ekzekutimi i Klaudio Prendit, hetuesit kërkojnë të dhëna për autorët tek ‘Liqeni’

Dy prej miqve të tij e çuan atë në spitalin e Traumës, ndërsa tjetri ndoqi autorët, por humbi gjurmët e tyre pa shkuar te rrethi i Shkozës.

I.F
Vrasësit vëzhguan zonën para krimit/ Ekzekutimi i Klaudio
Klaudio Prendi

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e Klaudio Prendit në zonën e Xhamllikut në Tiranë. I riu ndodhej në lokal me tre efektivë polivie, të cilët ishin miq të tij. Siç edhe duket nga pamjet e siguruara nga ZËRI, fillimisht Prendi hipën në mjet dhe vetëm pak sekonda më pas i afrohen autorët. Sapo i riu mbyll derën e mjetit, autorët i dalin paralel dhe e qëllojnë disa herë me armë zjarri. Nga shoku, i riu s'ka asnjë mundësi të reagojë për t'u shpëtuar plumbave. Dy prej miqve të tij e çuan atë në spitalin e Traumës, ndërsa tjetri ndoqi autorët, por humbi gjurmët e tyre pa shkuar te rrethi i Shkozës. Mësohet se automjeti “Audi” i autorëve ka lëvizur një orë rreth zonës para krimit. Gjë që tregon se ata ishin duke ruajtur veprimet e viktimës.

Ndërsa, Policia do të verifikojë dhe njëherë pamjet e kamerave të sigurisë në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë, rezulton se është vjedhur dhe makina që u përdor nga autorët për atentatin. Po ashtu janë kontaktuar edhe autoritetet greke nëse është raportuar për vjedhjen e targave ose janë të dublikuara.

Klaudio Prendi, djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi, u vra me breshëri plumbash vetëm pak pas mesnatës së të martës, fill sapo doli nga një lokal që ndodhej me miqtë e tij në zonën e Xhamllikut. Autorët, të cilët dyshohet se ishin 3, shoferi, qitësi dhe një person që i ka ndihmuar për t'u larguar nga vendi i ngjarjes e kanë ndjekur prej kohësh djalin e ish-gjyqtarit deri në momentin që ai ka dalë vetëm nga lokali.

Sapo po hipte në mjetin e tij, ata kanë qëlluar. I riu mori plagë në kokë dhe në gjoks, të cilat rezultuan fatale për të, edhe pse miqtë e tij e dërguan menjëherë në spital. Tashmë, nga zona kanë marrë kamerat e sigurisë dhe po punohet për të zbuluar se cilët janë personat që planifikuan dhe kryen atentatin. Pista e borxhit që ka zbuluar i ati i viktimës është vetëm një prej atyre që po hetohen. /ZËRI

Poll

MOS HUMB