TIRANË- Dalin pamje të tjera nga vrasja e Klaudio Prengës në zonën e Xhamllikut në Tiranë. Siç edhe duket nga pamjet e siguruara nga ZËRI, fillimisht Prendi hipën në mjet dhe vetëm pak sekonda më pas i afrohen autorët. Sapo i riu mbyll derën e mjetit, autorët i dalin paralel dhe e qëllojnë disa herë me armë zjarri. Nga shoku, i riu s'ka asnjë mundësi të reagojë për t'u shpëtuar plumbave.
MOMENTI ME VIDEO:
Klaudio Prendi, djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi, u vra me breshëri plumbash vetëm pak pas mesnatës së të martës, fill sapo doli nga një lokal që ndodhej me miqtë e tij në zonën e Xhamllikut. Autorët, të cilët dyshohet se ishin 3, shoferi, qitësi dhe një person që i ka ndihmuar për t'u larguar nga vendi i ngjarjes e kanë ndjekur prej kohësh djalin e ish-gjyqtarit deri në momentin që ai ka dalë vetëm nga lokali.
Sapo po hipte në mjetin e tij, ata kanë qëlluar. I riu mori plagë në kokë dhe në gjoks, të cilat rezultuan fatale për të, edhe pse miqtë e tij e dërguan menjëherë në spital. Tashmë, nga zona kanë marrë kamerat e sigurisë dhe po punohet për të zbuluar se cilët janë personat që planifikuan dhe kryen atentatin. Pista e borxhit që ka zbuluar i ati i viktimës është vetëm një prej atyre që po hetohen./ZËRI