Aktualitet

Kryekomisari zbulon detaje nga dëshmia e 14-vjeçarit që vrau Martinin: Dy familjet janë në konflikt

Asllan Shytaj tha se dy familjet janë në konflikt të hapur.

k.m.
Kryekomisari zbulon detaje nga dëshmia e 14-vjeçarit që vrau
Asllan Shytaj

TIRANË- Kryekomisari Asllan Shytaj ka dhënë detaje të reja në lidhje me të miturin që qëlloi me thikë Martin Canin. Gjatë një prononcimi të dhënë në emisionin "Top Story", Shytaj tha se dy familjet janë në konflikt të hapur. Kjo sipas tij, sepse dy familjet janë me origjinë nga Veriu i vendit dhe veprojnë në bazë të Kanunit.

“Nuk kemi qenë prezent, por vazhdon të jetë i acaruar, jo i penduar. Konflikti do jetë i hapur mes dy familjeve. Janë dy familje me origjinë nga veriu. Atje ekzistojnë akoma këto të gjakmarrjes,”- tha Shytaj.

Të hënën, adoleshentët Martin Cani dhe Mario Prelleshi ishin konfliktuar gjatë pushimit të gjatë, por ishin ndarë nga roja i shkollës dhe mësuesit. Disa orë më pas, rreth orës 13.00, kur edhe kishin përfunduar mësimin, u ritakuan në oborr ku edhe u përleshën me thika. Autori vrau 14-vjeçarin dhe plagosi shokun e ngushtë të viktimës, Luis Meçen. Gjatë marrjes në pyetje për shkakun e sherrit, autori është shprehur se përplasja kishte nisur për një "pse më shikon?", por në asnjë moment nuk ka shprehur pendesë./ZËRI

Poll

MOS HUMB