Aktualitet

Vrasja e Mariglen Gjonaj në Kurbin/ Flet e ëma: U bëra nënë e baba, burrin ma vranë para syve të fëmijëve

Mariglen Gjonaj u vra në maj të 2015.

k.m.
Vrasja e Mariglen Gjonaj në Kurbin/ Flet e ëma: U bëra
E ëma dhe Mariglen Gjonaj

TIRANË- Nëna e Mariglen Gjonaj, të miturit i cili u vra në maj të 2015 dhe eshtrat e të cilit u gjetën pas 7 vitesh, ka folur për herë të parë për ngjarjen e rëndë. Në një rrëfim të dhënë për emisionin "Me zemër të hapur", ajo është shprehur se ka ende shpresë se ngjarja e të birit do të zbardhet. Madje flet edhe për një dëshmitar.

Pjesë nga intervista:

Liljana Gjonaj: Dha shpirtin e vet në mënyrën më makabre, shpresoj të zbardhet çdo gjë. Ai ishte fëmijë shumë i qetë dhe dhuronte vetëm dashuri. Unë si prind jam mundur ti jap vetëm edukatë e dashuri, të jetë shembull. Në shkollë derisa mbaroi klasën e 9-të çdo gjë shkoi mirë, kur erdhi koha për ta kaluar në gjimnaz më tha që dua të merrem me sport. E ndava nga gjimnazi ku ishte i vëllai, me shoqërinë ka kaluar shumë mirë. Jam interesuar dhe shkoja shumë shpejt, isha babë e nënë për të. Shkonte në boks rregullisht, më thoshte mami do të bëhem kampion.

Humbjen e babait si e përjetoi?

Liljana Gjonaj: Keq e përjetoi, sepse është vrarë në sy të Mariglenit dhe Klajdit, djalit të madh. I thosha mos u mërzit, kështu është jeta, s’kemi çfarë bëjmë. Nuk i ushqeva fëmijët të bënin vrasje. Djali im rrinte në konvikt dhe interesohesha tek kujdestaret. Ka pasur shoqëri të mirë.

E kujtoni ditën e zhdukjes së tij?

Liljana Gjonaj: Marigleni doli në mëngjes, i thashë mirë Kur erdhi tek shtëpia i pashë varësen dhe orën, për orën mendova se është e thjeshtë, E pyeta për varësen më tha është e një shoku të vëllait, mua s’më pëlqeu, i thashë “Kujdes dhe në orën 9 të dua këtu”. Do ikte në mbrëmje shkolle, mori makinën e të vëllait.

Marigleni është shoqëruar me djem më të mëdhenj se ai në moshë, mendon se mund të jetë manipuluar nga ata?

Liljana Gjonaj: Klajdi erdhi me pushime dhe i tha dikush “Shihe Mariglenin se po shoqërohet me Kristjan Cenin”, njihej si problematik në shoqëri. Për këtë arsye i hoqa dhe telefonin. Djali mu përjashtua nga shkolla në Durrës dhe e mora në Mamurras.

Si ndodhi vrasja e Mariglent Gjonaj?

Gjithçka nisi më 19 maj 2015 kur në policinë e Kurbinit xhaxhai bëri denoncimin se nipi i tij vetëm 16 vjeç nga fshatin Ferrë Trashë i Kurbin, ishte zhdukur në rrethana misterioze dhe pa lënë asnjë gjurmë. Eshtrat e tij u gjetën 7 vite më vonë pas djegies së disa shkurreve në Fushë Kuqe dhe policia informoi se “nëpërmjet kryerjes së veprimeve të shumta hetimore, marrjes së dëshmive, ballafaqimeve, si dhe analizës së tabulateve dhe qelizave telefonike, në interes të këtij hetimi, kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes, shtetasit Kristjan Cenaj, 30 vjeç, lindur në Mamurras dhe banues në Ferrë Trashë, Kurbin.”

Më 10 tetor 2022, policia arrestoi Krisjtan Cenaj si autor të kësaj ngjarjeje. Cenaj u dënua me burgim të përjetshëm, pasi provat arritën të zbulojnë përfshirjen e Cenajt në krimin makabër. Gjithashtu, Prokuroria e Lezhës kishte kërkuar edhe “aplikimin e periudhës se sigurisë” që nënkupton se “edhe pasi të bënte 35 vite burg, Kristjan Cenajt të mos i jepej mundësia për lirim për kohë me kusht”, por kjo masë nuk është pranuar nga gjykata.

Avokati i familjarëve te viktimës kërkon zgjerim të hetimeve, pasi sipas tij në këtë krim janë të përfshirë dhe persona të tjerë. Ai pretendon se autori ka bashkëpunuar me persona të tjerë që nuk janë hetuar dhe sipas tij dosja penale është e cunguar dhe duhet t’i shkohet deri në fund kësaj çështjeje./ZËRI

Poll

MOS HUMB