Aktualitet

Plagosi me thikë 20-vjeçarin në Qytet Student, arrestohet 19-vjeçari

Pas konfliktit 20-vjeçari ka shkuar në një fast food për të marr ndihmën e parë dhe më pas u transportua në spitalin e Traumës.

I.F
Plagosi me thikë 20-vjeçarin në Qytet Student, arrestohet
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Policia e Tiranës njofton se janë ndaluar 3 persona për vepra të ndryshme penale. Policia bën me dije se arrestuan 19-vjecarin që goditi dje me thikë në zonën “Qytet Studenti” në Tiranë. 20-vjeçarin. I riu mori tre goditje me thikë, në brinjë, në qafë dhe shpatull. Pas konfliktit 20-vjeçari ka shkuar në një fast food për të marr ndihmën e parë dhe më pas u transportua në spitalin e Traumës.

Ndërsa, një 14-vjeçar po hetohet në gjendje të lirë pasi shkoi në shkollë i pajisur me thikë. Policia njofton se gjatë kontrollit fizik atij iu sekuestrua thika.

Po ashtu, dy persona të moshës 54-vjeç dhe 49-vjeç u ndaluan nga Policia pasi po drejtonin automjetin në gjendje të dehur.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. A., 19 vjeç, banues në Kamëz, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin E. T., 52 vjeç, banues në Tiranë. Shtetasi A. A., ditën e djeshme, në Qytet Studenti, ka goditur me mjet prerës shtetasin A. D., i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se autori i dyshuar e ka blerë mjetin prerës nga shtetasi E. T.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit A. H., 49 vjeç, banues në Tiranë, dhe A. Xh., 54 vjeç, banues në Dortmund, pasi u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 7 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në gjendje të lirë, për një të mitur 14 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një mjet prerës (thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë”, njofton Policia. /ZËRI

Poll

MOS HUMB