Aktualitet

Vlora Hyseni e akuzoi për takime me agjentë serbë, Klodiana Lala: Kundërsulm me gjuhë vulgare

Pas akuzave ndaj saj, gazetarja Lala shprehet se Hyseni ka zgjedhur të kundërsulmojë gazetarët me shantazh.

F.I
Vlora Hyseni e akuzoi për takime me agjentë serbë, Klodiana Lala:
Vlora Hyseni dhe Klodiana Lala

TIRANË-Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar pas përplasjes me ish-drejtoreshën e SHISH në ambjenetet e GJKKO, ku Vlora Hyseni e akuzoi për takime me agjentë serbë në hotelin 'Rogner'.

Teksa i Lala i drejtonte pyetjen, Hyseni iu përgjigj gazetares me akuzën e fortë se është takuar me agjentë serbë në hotel.

"Klodi, si kalon ti në takime me agjentët serbë në dhomat e hotelit Rogner”, tha Hyseni.

Pas akuzave nga Hyseni, gazetarja Lala shprehet se Hyseni ka zgjedhur të kundërsulmojë gazetarët me shantazh.

Ka zgjedhur të kundërsulmojë me gjuhë vulgare ndaj gazetarëve duke i shantazhuar ata për takime në hotele të ndryshme” tha Klodiana Lala në një lidhje live për News24.

Poll

MOS HUMB