Aktualitet

Videot intime përfundojnë në faqet për të rritur, ngrihen pikëpyetje për përfitime ekonomike

Gazetari Bora ngre dyshime se mënyra dhe koha e publikimit të materialeve duhet të verifikohen nga hetimi

M.K.

 

Videot intime përfundojnë në faqet për të rritur,
ardian hila

TIRANË-  Përmes një postimi në rrjetet sociale gazetari Andi Bora ka ngritur pikëpyetje lidhur me publikimin në internet të disa videove intime që dyshohet se janë regjistruar në banesën e kompozitorit Adi Hila.

Në postimin e tij Bora sjell në vëmendje datat e regjistrimit dhe publikimit të tre videove duke theksuar afërsinë kohore mes tyre. Sipas të dhënave të publikuara prej tij një video është regjistruar më 24 gusht 2025 dhe është hedhur online më 30 gusht.

Videot intime përfundojnë në faqet për të rritur,

Një tjetër është regjistruar më 6 korrik dhe është publikuar më 12 korrik.

Videot intime përfundojnë në faqet për të rritur,

Videoja e tretë është regjistruar më 21 maj dhe është publikuar më 10 qershor.

Videot intime përfundojnë në faqet për të rritur,

Gazetari Bora ngre dyshime se mënyra dhe koha e publikimit të materialeve duhet të verifikohen nga hetimi. Një nga mundësitë e përmendura prej tij është që materialet të jenë nxjerrë dhe publikuar nga një person që ka pasur dijeni për kamerën dhe akses në regjistrimet.

Një tjetër mundësi, sipas Borës, është që pajisja ose materialet të jenë komprometuar nga persona të paautorizuar.

“Nuk doja ta komentoja fare si çështje, por me videot intime ka diçka që hetimi duhet ta shohë me kujdes”, shkruan gazetari në postimin e tij.

Bora thekson se përcaktimi i mënyrës se si videot kanë përfunduar në faqe për të rritur dhe nëse pas publikimit të tyre ka pasur përfitime ekonomike mbetet për t’u verifikuar nga autoritetet.

Postimi i gazetarit Andi Bora: 

Videot intime përfundojnë në faqet për të rritur,
/ZËRI

Poll

MOS HUMB