MIRDITË-Personi në foto është Valter Lleshi, 45-vjeçari i cili u gjet sot i ekzekutuar me armë zjarri brenda automjetit të tij tip “Toyota” në fshati Shkorret. Lleshi dyshohet se ka qenë i implikuar në vrasjen e Anton Kelit në Rrëshen në vitin 2020, ngjarje që asokohe u lidh me hakmarrje për prishje të pazareve të drogës.
Keli u ekzekutua në 15 dhjetor 2020. Ai është djali hallës së Armando dhe Preng Gjinit. Armando u ekzekutua në 2019 në Rrëshen, ndërsa i vëllait u plagos rëndë nga lënda plasëse që ju vu në makinë në 2020 në zonën e Vasil Shantos në Tiranë. Megjithatë, burime nga policia sqarojnë se deri më tani Valter Lleshi nuk ka qenë i hetuar dhe as i skeduar si i dyshuar për vrasjen e Anton Kelit.
Ndëkohë viktima ishte punonjës i kompanisë së bazaltit në Spaç, ku mars të këtij viti, kësaj kompanie i ishte vendosur një sasi tritoli në një prej makinerive, e cila nuk kishte shpërthyer. Asokohe Lleshi i shpëtoi atentatit. Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes së rëndë, ndëra policia po heton më shumë mbi rastin.