Aktualitet

U dhunua barbarisht disa muaj më parë, Sokol Mëngjesi i rikthehet punës

Avokati u dhuna nga katër persona sapo kishte lënë djalin në kopësht.

I.F
U dhunua barbarisht disa muaj më parë, Sokol Mëngjesi i rikthehet
Sokol Mëngjesi

TIRANË- Avokati Sokol Mëngjesi është rikthyer sërish në punë, pasi u dhunua barbarisht nga disa persona. Ai u pa në ambientet e Gjykatës së Posaçme për të mbrojtur klientin e tij, kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha. 

Ai u sulmua në maj të këtij viti nga tre persona, të cilët e goditën me dorezë metalike, për shkak të dhunës ai qëndroi 15 ditë në koma.

Policia si të dyshuar ka arrestuar Dritan Nanon dhe Dorian Alia, dhe Gjykata i ka lënë nën masën e sigurisë arrest me burg deri në përfundimin e hetimeve.

Më herët Prokuroria ka zbutur qëndrimin për Nanon dhe Alian duke i akuzuar për “plagosje të rëndë me dashje kryer në bashkëpunim” dhe “goditje për shkak të detyrës”, ndërsa policia e regjistroi çështjen me akuzën “vrasje e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”. 

Për dhunën ndaj avokatit Mëngjesi, vijojnë të jenë në kërkim tre autorët e tjerë, Drivald Alia, Romario Tabaku dhe Elton Kasaj, teksa policia ka vënë 20 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion për arrestimin e tyre. Pas ngjarjes, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, avokati Mëngjesi u dërgua për trajtim në një spital privat në Athinë, ku kaloi edhe rrezikun për jetën. /ZËRI

Poll

MOS HUMB