Aktualitet

I dhunonte dhe i vuri flakën shtëpisë, 42-vjeçari tentoi të vrasë prindërit e moshuar, zbardhen detaje të reja

Ndërsa, mbrëmjen e djeshme 42-vjeçari i vuri flakën banesës së tij dhe iu mbylli derën dy prindërvre me qëllim për t’i vrarë.

I.F
I dhunonte dhe i vuri flakën shtëpisë, 42-vjeçari tentoi
Atjon Sulejmanaj

FIER- Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmë në Fier ku 42-vjeçari Altjon Sulejmanaj tentoi të vrasë prindërit e tij të moshuar. Mësohet se ai ushtronte sistematikisht dhunë ndaj dy prindërve, ndërsa nëna e tij ishte e paralizuar.

Ndërsa, mbrëmjen e djeshme 42-vjeçari i vuri flakën banesës së tij dhe iu mbylli derën dy prindërvre me qëllim për t’i vrarë. Ata u shpëtuan nga komshinjtë e tyrë, të cilët panë të moshuarin në dritare duke thërritur për ndihmë.

Fatmirësisht flakët ende nuk prekën dhomën e gjumit, në të cilën ndodhej e moshuara, e cila prej vitesh ishte e paralizuar.  Menjëherë të moshuarit u dërguan në spitalin e Fierit ku dhe kaluan natë, ndërsa Sulejmanaj u arrestua nga policia. /ZËRI

Poll

MOS HUMB