Aktualitet

U vuri zjarrin dhe i mbylli brenda! Tentoi të vrasë prindërit e tij, arrestohet 42-vjeçari në Fier, fqinji: Zjarrfikësit talleshin!

Policia ka arrestuar si autorin e dyshuar djalin e tyre 42-vjeçar, i cili është me probleme të shëndetit mendor.

I.F

U vuri zjarrin dhe i mbylli brenda! Tentoi të vrasë prindërit e
Pamje nga vendngjarja

FIER- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier. Mbrëmjen e djeshme banesa e dy të moshuarve rreth moshës 75-vjeç u përfshi nga flakët. Ishte djali i tyre, 42-vjeçar, Altjon Sulejmani, ai që spërkati banesën me benzinë dhe i vuri flakën shtëpisë. Dy të moshuarit u shpëtuan pasi një nga fqinjët pa në dritare të moshuarin që kërkonte ndihmë. Derisa fqinji i tyre u erdhi në ndihmë, fatmirësisht flakët nuk e kishin prekur ende dhomën e gjumit, atje ku ndodhej e moshuara, e cila prej vitesh është e paralizuar. 

Policia sqaron se djali 42-vjeçar i çiftit të moshuar, banesa e të cilëve u përfshi nga flakët, ka tentuar të vrasë prindërit, duke u mbyllur derën e apartamentit për të mos i lejuar të dalin jashtë. Deri më tani mendohet se Sulejmani vuante nga probleme të shëndetit mendor, por megjthatë është vendosur në prangat e Policisë së Shtetit.

"Tentoi të vriste prindërit e tij të moshuar, duke i vënë zjarrin banesës, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari. Mbrëmjen e djeshme, në lagjen "15 Tetori", Fier, një banesë ku ndodheshin 2 të moshuar, është përfshirë nga flakët. Pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses, të cilët kanë mundur të nxjerrin nga banesa, 2 të moshuarit, në gjendje të mirë shëndetësore. Zjarrfikësit kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Nga hetimet paraprake rezultoi se djali i shtetasve të moshuar, shtetasi A. S., 42 vjeç, banues në Fier, i ka vënë zjarrin banesës ku jetonte bashkë me prindërit, ka mbyllur dyert, në mënyrë që ata të mos dilnin nga banesa dhe është larguar. Po nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka ushtruar më parë dhunë ndaj prindërve të tij. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit A. S., 42 vjeç. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare", mbetur në tentativë, "Dhuna në familje" dhe "Shkatërrimi i pronës me zjarr,"- njofton Policia.

Ajo që e bën edhe më të rëndë ngjarjen është rrëfimi i Romeo Mersinit, i i cili u fut mes flakëve për të shpëtuar dy të moshuarit. Ai ka treguar se u fut vetë në banesë për të ndihmuar çiftin, ndërsa nuk ishte ndihmuar nga zjarrfikësit që sipas tij, e kishin tallur. 

“U ktheva nga puna, më thotë xhaxhi “O Romeo, ndihmë”. U futa midis zjarrit. Çfarë ke i thashë? Po më digjet shtëpia thashë. Shkova i ndihmova unë, e di gjithë lagjia. Unë shkova i nxora. U futa mes zjarrit, nuk mund të hynte shteti se kishte shumë zjarr. Unë e fika me kova uji, më ndihmuan dhe komshinjtë. Edhe kaq! Nxora një herë babanë te ballkoni, pastaj e nxora zonjën. Debatova me zjarrfikësen. I thosha “hyni brenda”, talleshin me mua” për kokë të djalit,"-tregoi i riu.

Aktualisht, 42-vjeçari, Altjon Sulejmani është arrestuar nga Policia, ndërkohë, çifti i të moshuarve ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB