Video

Tymi mbulon zonën! Zjarri në Priskë të Madhe ende aktiv

Pamjet e siguruara nga ZËRI tregojnë se vatra vijon të jetë aktive, ndërsa tymi ka mbuluar zonën.

l.k
Tymi mbulon zonën! Zjarri në Priskë të Madhe ende aktiv
Zjarri në Priskë të Madhe

PRISKË E MADHE- Kjo është situata aktuale e vatrës së zjarrit në Priskë të Madhe, në zonën e Dajtit. Pamjet e siguruara nga ZËRI tregojnë se vatra vijon të jetë aktive, ndërsa tymi ka mbuluar zonën.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi pak më herët se në këtë zonë vijojnë ndërhyrjet për shuarjen e zjarrit, me 4 automjete zjarrfikëse, 15 efektivë të MZSH-së dhe një helikopter. Sipas autoriteteve, vatra nuk paraqet rrezik për banesat në zonë, ndërsa forcat në terren vijojnë punën për shuarjen e plotë të flakëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB