Aktualitet

"Laert Haxhiun e kam shok"/ Tritoli në biznesin e Noizy-t? Cllevio në GJKKO: S'di gjë, e kam sharë artistikisht! (VIDEO)

Seanca u shty për në 3 qershor për shkak të angazhimeve të dëshmitarëve të tjerë, ndërsa vetë reperi deklaroi se do të shtyjë seancat e tjera për shkak të angazhimeve të tij personale.

zh.ll
"Laert Haxhiun e kam shok"/ Tritoli në biznesin e Noizy-t?
kleviol ahmeti

TIRANË- Reperi dhe personazhi i TikTok, Kleviol Ahmeti, i njohur si 'Cllevio', u paraqit mesditën e sotme në Gjykatën e Posaçme si dëshmitar në gjyqin ndaj Laert Haxhiut, në lidhje me vendosjen e tritolit në dyqanin e reperit Noizy në Durrës.

Seanca u shty për në 3 qershor për shkak të angazhimeve të dëshmitarëve të tjerë, ndërsa vetë reperi deklaroi se do të shtyjë seancat e tjera për shkak të angazhimeve të tij personale.

Duke iu përgjigjur gazetarëve, Cllevio pranoi miqësinë me Laert Haxhiun dhe konfirmoi konfliktet që ka pasur me Noizy-n. Ai tha se është sulmuar fizikisht dhe lëviz me makina të blinduara nga frika e atentateve. Konflikti sipas tij ka nisur përmes rrjeteve sociale, ndërsa ai ka tentuar pajtimin, madje duke i bërë thirrje edhe kryeministrit.

“Nuk di gjë për këtë ngjarje, po përgatitem për një koncert këtu në Tiranë. Po. Kam patur konflikte me Noizyn. Jo, skam kërkuar ndihmën e Laert Haxhiut. Kjo seancë u shty, sepse pala e dëshmitarëve të tjerë janë të zënë me punë dhe unë, tha ai, do t’i shtyj sa herë të jemi të zënë me punë. Laert Haxhiun e kam shok të ngushtë. Kam pasur konflikte me Noizyn. Unë jam palë dëmtuese këtu, jam goditur me grushte. Babai i atij vjen këtu dhe thotë se s’më njeh mua. Ai është baba shembullor dhe duhet të mbajmë përgjegjësi këtu. Çfarë ka ndodhur, ka ndodhur. Më ka goditur, më ka goditur me çunat e burgut. Këtë e kanë goditur me tritol, di gjë unë çfarë problemesh ka ky? Unë lëviz me makina të blinduara nga frika e Noizyt, sepse ai paguan lekë për të më vrarë. I kam raportuar dhe këto i di edhe Stresi. Nuk i kam kallëzuar këto, sepse mua nuk m’i marrin parasysh, këtij ia marrin. Kam pasur një konflikt që e kam sharë në mënyrë artistike dhe nëpërmjet rrjeteve sociale. E kam sharë siç shahen njerëzit ose siç shahen në Parlament. Mundësi pajtimi ka. I kam bërë thirrje edhe kryeministrit të më pajtojë, por nuk më është përgjigjur. Kam thirrje që ai të vijë në gjyq këtu dhe të mos na i shtyjë seancat, të vijë të dëshmojë çfarë ka për të dëshmuar dhe të iki edhe unë në punën time, që të mos dëshmoj unë se mungon ai. Herën tjetër do mungoj unë kur të vijë ai. Kështu që të vijë këtu dhe të përballet, të japë intervistat, të thotë për këto çfarë ka ndodhur dhe a do gjejmë zgjidhje apo jo. Mua më thanë: ‘Hajde paraqitu dhe do vij’”, tha Ahmetaj.

Lidhur me këtë ngjarje ka hedhur dritë i penduari i drejtësisë Artan Tafani, ish-pjesë e bandës së Laert Haxhiut. Tafani dëshmoi se tritoli u vendos me urdhër të Haxhiut, pasi ia kishte kërkuar e ëma e Clevios të bënin diçka ndaj Noizy. Kjo pasi, Noizy dhe Clevio ishin përfshirë në një sherr kohë më parë në Durrës.

Sakaq, në GJKKO dy javë më parë dëshmoi edhe vetë Noizy, së bashku me të atin e tij Bashkim Rajku.

Noizy dhe babai i tij janë në mesin e 60 dëshmitarëve të thirrur nga mbrojtja e Haxhiut, i cili po gjykohet si kreu i një grupi kriminal për 14 krime të rënda, përfshirë vrasje, atentate, shpërthime me tritol dhe grabitje me armë. Në seancën e 6 majit e cila u shty për shkak të mungesës së dy avokatëve, ishte i pranishëm edhe Noizy.

Më herët, reperi është thirrur si viktimë e veprës penale, pas ngjarjes së ndodhur në ambientet e lokalit dhe dyqanit të tij në Durrës. Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur në qershor të vitit 2022, ku biznesit të reperit iu vendos lëndë plasëse. Nga hetimet rezultoi se tritoli ishte vendosur me urdhër të Laert Haxhiut, pas sherrit që Noizy kishte pasur me Kleviol Ahmetin.

"Në datë 08.06.2022, në dyqanin e shtetasit Bashkim Rajku, në qytetin e Durrësit, me autorë të dyshuar: - Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë; - Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë; - Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë; - Erisiano Abedini, 32 vjeç, banues në Tepelenë.", njoftonte policisë asokohe pas ngjarjes. /ZËRI

Poll

MOS HUMB