Aktualitet

Ra nga lartësia dhe u mbyt në lumin Mat, gjendet pas dy ditësh trupi i pajetë i 39-vjeçarit

39-Vjecari ndodhej në terren së bashku me ekipin, kur dyshohet se rrëshqiti teksa po fotografonte kolegët e tij, duke rënë në humnerë dhe duke humbur jetën.

M.K.
Ra nga lartësia dhe u mbyt në lumin Mat, gjendet pas dy ditësh
Erkin Lika

KLOSË- Pas dy ditësh kërkimesh intensive, është gjetur trupi i pajetë i 39-vjeçarit Erkin Lika në rrjedhën e lumit Mat, në zonën e Urës së Vashës, në Klos.

39-vjeçari humbi jetën gjatë një aktiviteti stërvitor me litar. Sipas informacioneve paraprake, ai ndodhej në terren së bashku me ekipin e tij kur dyshohet se rrëshqiti, teksa po fotografonte kolegët, duke rënë në humnerë dhe më pas në ujërat e lumit Mat.

Erkin Lika ishte pjesë e Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Shqipërisë dhe një nga themeluesit e Shoqatës Speleologjike Shqiptare, duke dhënë një kontribut të çmuar në operacionet e kërkim-shpëtimit dhe në promovimin e speleologjisë në vend.

Në operacionin për gjetjen e tij u angazhuan ekipet e kërkim-shpëtimit nga Shqipëria dhe Kosova, si edhe shërbimet e Policisë së Shtetit. Ndërkohë, autoritete vijojnë veprimet procedurale për të zbardhur plotësishe rrethanat e ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB