Aktualitet

Hetimet për tenderat/ Biznesmeni Eral Myftaraj paraqitet në SPAK

Myftaraj është pronar i kompanisë së ndërtimit 'Meteo' dhe disa kompanive të tjera

F.I
Hetimet për tenderat/ Biznesmeni Eral Myftaraj paraqitet në SPAK
Eral Myftaraj

TIRANË- Biznesmeni Eral Myftaraj është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme. Biznesmeni raportohet të jetë paraqitur si person në djeni, pas kërkesës së BKH për të dëshmuar. Myftaraj është pronar i kompanisë së ndërtimit 'Meteo' dhe disa kompanive të tjera, i cili ka përfituar nga tenderët publikë në disa raste. 

Arsyet e thirrjes së biznesmenit në SPAK nuk dihen ende, ndërsa paraprakisht dyshohet se prania e tij në SPAK është në kuadër të një hetimi për tenderat./ZËRI

Poll

MOS HUMB