Aktualitet

Trafik droge drejt Greqisë, Prokuroria e Korçës çon në gjyq ish-shefin e Kufirit

Lika u ndalua nga autoritetet greke dhe gjatë kontrollit u sekuestruan 26 kg kanabis

I.F
Trafik droge drejt Greqisë, Prokuroria e Korçës çon
Stiljan Pasho

KORÇË- Prokuroria e Korçës ka çuar për gjykim ish-shefin e Kufirit në Korçë, Stiljan Pasho, dhe bashkëpunëtorin e tij, pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike.

Pasho në bashkëpunim me E.G lejuan pasi akuzohet se lejoi Lorenc Likën të transportonte në Greqi 26 kg kanabis. Lika u ndalua nga autoritetet greke dhe gjatë kontrollit u sekuestruan 26 kg kanabis e ndarë në 27 pako, e cila nëse do të hidhej në treg, do të sillte përfitime monetare për organizatorët e kësaj veprimtarie nga 75.000 - 117.000 euro.

"Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë dërgon në gjyq ish shefin e Sektorit të Shërbimeve në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit, S.P. dhe shtetasin E.G. për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/a/2 i Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.1207 të regjistruar pas informacioneve të mbërritura në rrugë operative se punonjësi i policisë, Kryekomisari S. P., me detyrë Shef i Sektorit të Shërbimeve në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, është i përfshirë në veprimtari të kundërligjshme të trafikimit të lëndëve narkotike, prokuroria provoi se ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin tjetër të hetuar, E.G. lejonte transportimin e lëndëve narkotike drejt Greqisë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë.

Ky punonjës policie me veprime konkrete dhe në kundërshtim me atributet që i jep ligji, ka bashkëpunuar duke favorizuar shtetasin L.L. në kalimin e kufirit në Kapshticë pa i’u nënshtruar kontrollit kufitar, duke urdhëruar dhe ndikuar tek vartësit e tij që mos kryenin kontroll. Shtetasi në fjalë, u kap më pas nga pala greke me 26 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, rezultoi e provuar se këta shtetas në bashkëpunim me shtetasin L.L. të arrestuar në Greqi dhe persona të tjerë të paidentifikuar kanë realizuar një qëllim të përbashkët kriminal duke bërë të mundur trafikimin nga territori i Republikës së Shqipërisë drejt Greqisë, të një sasie lënde narkotike të llojit Cannabis Sativa, e ndarë në 27 pako, e cila nëse do të hidhej në treg, do të sillte përfitime monetare për organizatorët e kësaj veprimtarie nga 75.000 - 117.000 euro", njofton Prokuroria.

Stiljan Pasho u arrestu në vitin 2023 nga agjentët e Agjensisë së Mbikqyerjes Policore pasi akuzohet se është i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. 53-vjeçari, një prej efektivëve me hierarkinë më të lartë në drejtorinë e Policisë së Korçës, 3 ditë më parë ka favorizuar një person që të kalonte drogë me makinën e tij. Personi në fjalë është identifikuar si Lorenco Lika. Ai ka kaluar kufirin e Kapshticës pa iu nënshtruar kontrollit kufitar. Vetë Pasho kishte hipur në makinën tip "Passat" që Lika ti shpëtonte skanimit të automjetit. Ai ishte ulur në vendin e parë. Kështu që bashkë me Likën, kanë kaluar edhe 26 kg kanabis që kishte destinacion Greqinë./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB