
TIRANË- 74-vjeçari Hekuran Gjoni që vrau me thikë djalin e tij është arrestuar për krim në familje. Policia lajmëron se ka gjetur dhe sekuestruar thikën që u përdor si armë krimi nga i moshuari.
Mësohet se viktima, Asim Gjoni ishte baba i dy fëmijëve. Ai jetonte në një banesë me të atin në zonën e njohur si “Kodra e Priftit” në Tiranë dhe për rrjedhojë, dëshmitarë të krimit janë bërë edhe familjarët e tjerë.
Hekuran Gjoni, 74 vjeç e qëlloi të birin me thikë pas një sherri. 37-vjeçari u dërgua në spital, por ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra. Në momentin e krimit, si autori ashtu edhe viktima kanë qenë në gjendje të dehur. Paraprakisht dyshohet se dyshja kishin konflikte të vazhdueshme dhe se 37-vjeçari e bullizonte dhe ofendonte të atin. /ZËRI