
SHKODËR- Janë sekuestruar katër gëzhoja në vendin ku ka ndodhur përplasja me armë zjarri në Malësinë e Madhe. Në njoftimin zyrtar raportohet se ngjarje ka ndodhur në orën 20:00 të mbrëmjes së sotme në fshatin Gruemirë. Nga verifikimet paraprake nuk ka persona të dëmtuar e as dëme materiale.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 20:00, në Sallën operative të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe ka ardhur një telefonatë se në fshatin Gruemirë, është qëlluar me armë zjarri. Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në drejtim të adresës së dhënë. Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor, në rrugën e fshatit Gruemirë janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja. Po nga verifikimet paraprake nuk ka persona të dëmtuar e as dëme materiale.