Aktualitet

Dëgjesa e Territoriales, Divjaka kundërshton bashkimin me Lushnjën

Disa prej qytetarëve kërkuan praninë e deputetes së zonës, si dhe të përfaqësuesve që kanë marrë pjesë në hartimin e Reformës Territoriale.

M.K.
Dëgjesa e Territoriales, Divjaka kundërshton bashkimin me
Dëgjesa për 'Territorialen' në Divjakë

DIVJAKË- Komisioni i ngritur nga Këshilli Bashkiak i Divjakës ka nisur dëgjesat publike me qytetarëtnë kuadër të përgatitjes së relacionit që kundërshton shkrirjen e Bashkisë Divjakë dhe bashkimin e saj me Lushnjën. Dëgjesa e parë u zhvillua në Divjakë dhe u shoqërua me debate që në nisje. Disa prej qytetarëve kërkuan praninë e deputetes së zonës, si dhe të përfaqësuesve që kanë marrë pjesë në hartimin e Reformës Territoriale.

Kryetari i Bashkisë Divjakë Josif Gorrea prezantoi disa nga argumentet e përfshira në relacionin që pritet t’i dërgohet Kuvendit, ndërsa nënkryetari i Këshillit Bashkiak Eugen Verdho tha se qëndrimet e qytetarëve do të bëhen pjesë e dokumentit përfundimtar. Banorët u shprehën kundër shkrirjes së bashkisë dhe kërkuan që protesta e nisur prej 45 ditësh të mbështetet më gjerësisht nga administrata, fermerët dhe bizneset lokale.

Dëgjesat publike pritet të vijojnë edhe në njësitë administrative të Divjakës ndërsa argumentet e mbledhura do të përfshihen në relacionin që do të paraqitet në Kuvend./ZËRI

Poll

MOS HUMB