Aktualitet

Tensione në Kuvendin Kombëtar Qytetar/ Protestuesit: S'jemi lajmëruar! Organizatori: S'ma ndjen për juve (VIDEO)

Gjatë zhvillimit të takimit, disa persona të pranishëm në sallë kanë kundërshtuar mënyrën e organizimit dhe përbërjen e pjesëmarrësve.

zh.ll

Tensione në Kuvendin Kombëtar Qytetar/ Protestuesit: S'jemi

TIRANË- Këtë të shtunë, në ditën e 49-të të protestës ka nisur procesi i anëtarësimit dhe regjistrimit për “Kuvendin e Parë Kombëtar Qytetar”, një nismë e prezantuar nga organizatorët si një platformë ku qytetarët do të mund të shprehin qëndrimet dhe propozimet e tyre.

Por mbledhja e parë e këtij kuvendi nuk ka kaluar pa tensione. Gjatë zhvillimit të takimit, disa persona të pranishëm në sallë kanë kundërshtuar mënyrën e organizimit dhe përbërjen e pjesëmarrësve. Një protestës është shprehur se nuk ishin lajmëruar për këtë dhe se aty nuk ka asnjë përfaqësues të marshimit.

“Mosha mesatare këtu është mbi 45 vjeç, këtu nuk shoh asnjë nga marshimi. Nuk jemi lajmëruar”, është shprehur një prej protestuesve.

Ndërkohë, disa qytetarë kanë kërkuar të marrin fjalën, por sipas tyre nuk u është dhënë mundësia për të folur. Organizatorët kanë ndërhyrë duke kërkuar respektimin e rendit të ditës.

“Kemi një rend dite dhe nuk do të lejojmë të na prishni mbledhjen”, është shprehur një prej organizatorëve.

Një moment tensione dhe reagime ka shkaktuar njëri prej organizatorëve, i cili u përgjigj ashpër ndaj qëndrimit të protestuesve, të cilët kundërshtonin mënyrën e organizimit.

“Nuk ma ka ndier kur kam pasur 300 veta përballë, jo më juve. Prandaj mos na sfidoni, mos na merrni sikur jemi të butë”, është shprehur ai, duke shkaktuar reagime nga të pranishmit.

Një tjetër moment debati ka ndodhur kur një qytetar ka kërkuar të ulet në rreshtin e parë, duke sjellë kundërshtimin e disa personave të tjerë në sallë.

Pas qetësimit të situatës, organizatorët kanë theksuar se synimi i kësaj nisme është që protesta të shkojë përtej tubimeve në shesh.

“Në shesh e vramë frikën, por çfarë do të bëhet më pas? Nuk duhet të përsërisim rastin e Serbisë, ku protestuan pa fund dhe nuk ndryshuan asgjë”, është shprehur një prej organizatorëve.

Ndërkohë, sot, do mbahet protesta e 49-të radhazi, kundër qeverisë dhe gjithë klasës politike. Edhe këtë pasdite, qytetarët pritet të mblidhen në sheshin “Skënderbej”, për të vijuar më pas marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, duke konfirmuar se revolta e nisur prej javësh nuk ka ndërmend të ndalet.

Poll

MOS HUMB