Aktualitet

SPAK i sekuestron makinën luksoze Ergys Agasit, u gjet e fshehur në vilën në “Equos Resort”

Mjeti në fjalë është 'Land Rover Defender 110 (L663)'.

F.I
SPAK i sekuestron makinën luksoze Ergys Agasit, u gjet e fshehur në
mjeti i sekuestruar

TIRANË- Pas arrestimit të Ergys Agasit mbrëmjen e djeshme (26 gusht), hetimet vijojnë dhe kontrollet janë përqëndruar kryesisht në pasuritë e biznesmenit. Raportohet se SPAK ka sekuestruar një makinë luksoze të Ergys Agasit, e cila ishte e fshehur në garazhin e një vile në “Equos Resort”. Mjeti në fjalë është 'Land Rover Defender 110 (L663)'.

SPAK i sekuestron makinën luksoze Ergys Agasit, u gjet e fshehur në
mjeti i sekuestruar

Sipas të dhënave, makina është gjetur rreth dy javë më parë. Zbulimi i automjetit dhe verifikimet e kryera në vijim janë zhvilluar në të njëjtën periudhë kur autoritetet kanë nisur gjurmimin e Ergys Agasit. Land Rover Defender, i cili ndodhej i fshehur në një prej garazheve të kompleksit, tashmë është marrë nën administrimin e autoriteteve dhe është sekuestruar në kuadër të procedurës hetimore.

Hetimet vijojnë për të dokumentuar të gjitha pasuritë, ndërsa më herët SPAK ka sekuestruar në total 29 prona të Ergys Agasit, mes të cilave apartamente, vila dhe sipërfaqe toke, në zona të njohura në Tiranë dhe Durrës, disa llogari bankare dhe kompaninë EA Solution. Në mesin e aseteve të sekuestruara është edhe një pjesë e "Equos Resort".  Agasi akuzohet për të paktën 7 vepra penale, mes të cilave grup i strukturuar kriminal, “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Më vonë atij iu shtua edhe akuza e ‘korrupsionit’.

Arrestimi i Ergys Agasit

Ergys Agasi ishte duke udhëtuar me një mjet tip 'Audi' nga Elbasani në drejtim të qytetit bregdetar të Durrësit, kur u vendos në ndjekje në një operacion të përbashkët nga SPAK dhe Policia e Durrësit. Forcat Operacionale dhe Policia e Durrësit e kishin konstatuar makinën e Agasit që në qytetin e Elbasanit dhe e ndoqën atë deri në zonën e Plepave në Durrës, ndërsa në makinë ndodhej po ashtu edhe ish-polici i shpallur në kërkim, Uljan Shpataraku. ZËRI ndau pamjet hap pas hapi nga arrestimit i tij, deri në shoqërimin në ambjentet e Bllokut të Sigurisë në Tiranë.

Poll

MOS HUMB