DURRËS-Pas tetë muajsh në arrati, biznesmeni Ergys Agasi u vendos në pranga mbrëmjen e 26 gushtit në zonën e Plepave në Durrës. Arrestimin e tij qyteti bregdetare e priti duke hedhur fishekzjarre, ndërsa në Tiranë protestuesit u ndalën para Drejtorisë së Policisë, aty ku u shoqërua fillimisht Agasi.
Me pankarta dhe thirrje të ndryshme, protestuesit kanë vijuar tubimin përpara ambienteve të policisë, duke iu drejtuar drejtpërdrejt Agasit.
“O Ergys, o legen, prite Ramën se po vjen!”, kanë thirrur protestuesit para DVP Tiranë.
View this post on Instagram
Agasi ishte duke udhëtuar me një mjet tip 'Audi' nga Elbasani në drejtim të qytetit bregdetar të Durrësit, kur u vendos në ndjekje në një operacion të përbashkët nga SPAK dhe Policia e Durrësit. Forcat Operacionale dhe Policia e Durrësit e kishin konstatuar makinën e Agasit që në qytetin e Elbasanit dhe e ndoqën atë deri në zonën e Plepave në Durrës, ndërsa në makinë ndodhej po ashtu edhe ish-polici i shpallur në kërkim, Uljan Shpataraku. ZËRI ndau pamjet hap pas hapi nga arrestimit i tij, deri në shoqërimin në ambjentet e Bllokut të Sigurisë në Tiranë.