VLORË-Një aksion i gjerë u zhvillua në hyrje-dalje të qytetit të Vlorës mbrëmjen e djeshme (26 gusht), ku uniformat blu kanë ushtruar kontrolle ndaj automjeteve që kanë hyrë dhe kanë dalë nga qyteti.
Kontrollet kanë pasur në fokus evidentimin e personave në kërkim, verifikimin e dokumentacionit, si dhe parandalimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje.
Forcat e policisë kanë ndaluar automjete të ndryshme dhe kanë kryer verifikime të drejtuesve dhe pasagjerëve, në kuadër të masave për rritjen e sigurisë dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale. Lidhur me aksionin ende nuk dihet nëse ka patur persona të shoqëruar, ndërsa kontrollet pritet të vijojnë edhe në zona të tjera të Vlorës, në funksion të garantimit të rendit dhe sigurisë publike./ZËRI