TIRANË- Detaje të reja tronditëse janë zbuluar lidhur me ngjarjen e rëndë në Tiranë, ku një 12-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht nga dy të afërm të saj, tezja 32-vjeçe dhe djali i hallës, 29-vjeç. Këta të fundit u arrestuan nga policia, për kryerjen e veprave penale “marrëdhënie seksuale me të mitur”, "incest" dhe "pornografi", akuza të cilat i kanë mohuar.
Sipas raportimeve, 29-vjeçari me iniciale K.B, ka pranuar marrëdhënien me të miturën, duke pretenduar 'me dëshirën e të dyve'. Ndërkohë që roli i tezes, 32-vjeçare, pritet të përcaktohet nga provat dhe dëshmitë e administruara nga autoritetet.
Ngjarja u zbulua pasi e mitura dërgoi pa dashje një material me përmbajtje pornografike në një grup komunikimi, të cilat më pas mësohet se janë shpërndarë gjerësisht. Mësohet se vajza është ndjerë e bullizuar dhe ka kërkuar ndihmë te psikologia, duke bërë që informacioni të përcillej te familjarët dhe më pas te policia.
Pas sinjalizimit, vajza u shoqërua për t’u marrë në pyetje në praninë e prindërve dhe psikologes. Nga dëshmia e saj dhe verifikimet e kryera hetuesit dyshohet se kanë zbuluar materiale të tjera që kanë çuar në gjurmët e personave të dyshuar. Bazuar në dëshminë e të miturës, autoritetet përfunduan te kushëriri i vajzës, konkretisht, djali i hallës, i cili u arrestua nga policia. Në pranga përfundoi edhe tezja e të miturës, roli i së cilës mbetet ende i paqartë.
Mësohet se marrëdhëniet mes të miturës dhe personave të përfshirë kanë ndodhur në rrethana të ndara. Videot me përmbajtjen e rëndë janë gjetur në aparatet e tyre celularë dhe janë sekuestruar nga policia. Ekspertiza e telefonave dhe materialeve të sekuestruara pritet të ndihmojë në dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe në zbardhjen e çdo rrethane tjetër të mundshme.
Ndërkohë, dy të arrestuarit janë ende pa masë sigurie, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rastit./ZËRI