Aktualitet

Erion Veliaj përfundoi në spital, theu këmbën duke luajtur futboll në paraburgim

Por, ky nuk është rasti i parë që Veliaj dërgohet në spital gjatë kohës që ndodhet në qeli.

zh.ll
Erion Veliaj përfundoi në spital, theu këmbën duke luajtur
erion veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transportuar mesditën e sotme nga qelia e burgut drejt një spitali privat. Kryebashkiaku, i burgosur është nxjerrë nga ambientet e paraburgimit dhe është dërguar me ambulancë në spital.

Mësohet se ka thyer këmbën gjatë një ndeshjeje futbolli, në ambientet e ajrimit të paraburgimit të Durrësit, ku ai ndodhet. Sakaq, kjo ka qenw arsyeja pwr tw cilwn, Veliaj la pwr disa orw qelinw dhe u transportua nw spitalin privat 'Salus'.

Por, ky nuk është rasti i parë që Veliaj dërgohet në spital gjatë kohës që ndodhet në qeli. Disa muaj më parë, ai la për dy orë qelinë e paraburgimit në Durrës dhe u transferua në spitalin e burgut në Tiranë, për të kryer disa analiza.

Transportimi i Veliajt drejt spitalit ndodh ndërsa ai vijon të jetë në masën e sigurisë “arrest me burg”. Gjatë kësaj periudhe, kërkesat e tij për zëvendësimin ose ndryshimin e masës së sigurisë janë shqyrtuar nga gjykatat në disa nivele, por deri tani ato nuk janë pranuar.

Veliaj ndodhet në qeli që prej 10 shkurtit 2025. Ai së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, akuzohen për korrupsion në 9 raste. Mbi Veliajn rëndon gjithashtu akuza për 'shpërdorim detyre', 'pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale', 'futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim' dhe refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim./ZËRI

Poll

MOS HUMB