Aktualitet

Si u mundua të fshihte vrasjen Mark Samsoni? I mori telefonin Ilarias dhe postoi edhe në Instagram (FOTOT)

Mesazhi i fundit i shkruar nga Ilaria daton rreth orës 20.00 të datës 25 mars. E njëjta datë në të cilën u ngrit alarmi për zhdukjen e saj.

k.m.
Si u mundua të fshihte vrasjen Mark Samsoni? I mori telefonin Ilarias dhe
Mark Samson dhe Ilaria Sula

ITALI- Mark Samson kishte dy telefona në dorë. Njërin e kishte telefonin e tij dhe tjetrin ia kishte marrë Ilaria Sulës pasi e kishte vrarë. Siç duket edhe nga tabulatet dhe qelizat e telefonit, mesazhi i fundit i shkruar nga Ilaria daton rreth orës 20.00 të datës 25 mars. E njëjta datë në të cilën u ngrit alarmi për zhdukjen e saj. Por ishte Mark, ai që u kthente përgjigje edhe miqve të Sulës, duke u hequr si ajo. 

Mesazhet me shoqen:

Si u mundua të fshihte vrasjen Mark Samsoni? I mori telefonin Ilarias dhe
Mesazhet e dërguara

Shoqja: Kam marrë lajmin se Ilaria është zhdukur. Që nga e marta, por a dini gjë?

"Ilaria": Po mundohemi ta zgjidhim me Policinë, sapo të kem lajme do t’ju ​​përditësoj, nëse ju intereson. Faleminderit.

Shoqja: Mendova se mbase ti di diçka...Më vjen keq që të shkruaj në një moment kaq të vështirë, faleminderit Mark.

Ndërsa për mediat italiane, shoqja shtoi: Mu duk një përgjigje e çuditshme. Nëse vajza me të cilën u ndave pak më shumë se një muaj më parë zhduket, atëherë unë do bëja gjithçka për ta gjetur. 

Mbrëmjen e së hënës që ndodhi diçka e papritur. 6 ditë pas zhdukjes së saj, Ilaria Sula nxorri një "Story" në Instagram. Ajo nuk shfaqej në postim, por kishte shkruar vetëm: Jam mirë. Faleminderit të gjithëve!

Në atë moment shumë njerëz vendosën ta kontaktojnë, qoftë edhe në Instagram.

Si u mundua të fshihte vrasjen Mark Samsoni? I mori telefonin Ilarias dhe
Story

"Ajo nuk do të ishte mjaftuar kurrë me një fjali të tillë. Do t'i përgjigjej të gjithëve privatisht. Do të shpjegonte pse, do të justifikohej,"- thanë ata që e njihnin mirë. Por asgjë nga këto nuk ndodhi. Sepse në anën tjetër të ekranit nuk ishte ajo, ishte vrasësi i saj.

Prej një jave e zhdukur, 22-vjeçarja Ilaria Sula u gjet e vrarë. Trupi i pajetë u gjet në një valixhe të hedhur në humnerë në një zonë të pyllëzuar në Poli. Shqiptarja u vra nga ish-i dashuri i saj filipinas, Mark Samson, i cili ndodhet në qeli. Hetuesit arritën të zbulonin se në ditët pas zhdukjes së vajzës, 23-vjeçari filipinas kishte vazhduar të përdorte telefonin e saj dhe bënte postime nga profilet e Ilarias në mediat sociale për të fshirë dyshimet./ZËRI

Poll

MOS HUMB