Aktualitet

Si kalonin tonelatat e kokainës! Ryshfete për zyrtarët në Ekuador, Aliu e Gjika ankohen: Këta na shohin si dollar, s'po shet banane

Në përgjime, ata ankohen për kostot e larta të aktivitetit, duke u shprehur se "andej i shohin si dollarë", duke lënë të kuptohet se çdo lëvizje kërkonte pagesa të majme.

F.I
Si kalonin tonelatat e kokainës! Ryshfete për zyrtarët në
Dritan Gjika

TIRANË-Në dosjen e SPAK të siguruar nga ZËRI zbardhet mënyra se si rrjetit kriminal arriti të trafikonte rreth 50 ton kokainë nga Amerika Latine drejt Europës. Në dosje janë evidentuar 5 episode kryesore të trafikut të dorgës nga Amerika Latine drejt vendeve të Europës, me në krye tre grupe të drejtuara nga Eldi Dizdari, Dritan Gjika e Armando Pacanit, me furnitor Salvatore Aliun.

Salvadore Aliu, dyshohet se ishte furnitori kryesor me kokainë i grupeve të Eldi Dizdarit, Dritan Gjikës e Armando Pacanit. Në një nga bisedat e zbardhura në aplikacionin Sky Ecc mes Aliut dhe Dritan Gjikës, dyshohet se për të kaluar tonelatat me kokainë portet e Ekuadorit, dyshja kishin korruptuar zyrtarët lokalë. Në përgjime, ata ankohen për kostot e larta të aktivitetit, duke u shprehur se "andej i shohin si dollarë", duke lënë të kuptohet se çdo lëvizje kërkonte pagesa të majme.

Biseda mes Shpëtim Aliut dhe Dritan Gjikës:

Shpëtim Aliu: Tani nuk po shet as banane më.

Dritan Gjika: Po këtë javë ndoshta i bëj dy kuti ose tre, si ta shoh te firma, se ra puna.

Shpëtim Aliu: Po ok. Po të ishte të jetoja nga bananet, do kisha vdekur urie, vlla.

Shpëtim Aliu: Shife, ishalla.

Shpëtim Aliu: Po normal.

Shpëtim Aliu: Me këto shpenzime që kemi...

Shpëtim Aliu: Vk.

Dritan Gjika: Hahahahahhahahaahah, mos u anko mor qëros.

Shpëtim Aliu: Po ku të mos ankohemi.

Shpëtim Aliu: Këto kurvat këtu të gjithë na shohin...

Shpëtim Aliu: ...si dollar.

Shpëtim Aliu: Çdo gjë që u kërkon...

Shpëtim Aliu: ...lekë thonë: Kaq dua.

Poll

MOS HUMB