Aktualitet

Shpërthimi i bomblës së gazit plagosi 6 anëtarët e familjes Kola, ndërron jetë pas 12-ditësh kryefamiljari

Por fatkeqësisht kryefamiljari Saimir Kola ka humbur jetë pas 12 ditësh në Itali ku po kurohej për djegiet e shumta në fytyrë dhe trup, të shkaktuara nga shpërthimi i bombulës së gazit në banesë.

M.K.
Shpërthimi i bomblës së gazit plagosi 6 anëtarët e
Pamje nga vendngjarja

LEZHË- Ngjarja e rëndë e shpërthimit të bombulës së gazit ndodhur më 29 gusht në familjen Kola, në fshatin Markatomaj të Lezhës. Ku shpërthimi i bombulës plagosi 6 pjesëtarë të familjes, mes tyre edhe dy fëmijë. Pesë të plagosurit e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Por fatkeqësisht kryefamiljari Saimir Kola ka humbur jetë pas 12 ditësh në Itali ku po kurohej për djegiet e shumta në fytyrë dhe trup, të shkaktuara nga shpërthimi i bombulës së gazit në banesë.

Familja Kola, e cila jetonte në Itali, kishte ardhur në Shqipëri për një dasmë që do të zhvillohej të nesërmen, ku do të martohej vajza e vëllait. 

Saimir Kola u transportua fillimisht për mjekim të specializuar në Tiranë dhe më pas në Itali, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Markatomaj të Lezhës, ku shpërthimi i një bombole gazi në një banesë dykatëshe dyshohet se ka sjellë lëndimin e gjashtë pjesëtarëve të familjes Kola./ZËRI

Poll

MOS HUMB