Aktualitet

Shpërthimi i 'Benz'-it në Gjirokastër, DETAJE të reja: Tritoli dyshohet se u aktivizua në distancë

Automjeti shpërtheu teksa ishte në lëvizje, duke plagosur rëndë dy personat që udhëtonin në të, ndërsa shoferi Beqir Devolli humbi jetën gjatë transportimit drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. 

zh.ll
Shpërthimi i 'Benz'-it në Gjirokastër, DETAJE të
beqir devolli-vendngjarje

GJIROKASTËR- Detaje të reja dalin në dritë lidhur me atentatin në Gjirokastër, ku humbi jetën Beqir Devolli, ndërsa mbeti i plagosur edhe Erigels Mela. Sipas dyshimeve paraprake, lënda plasëse e vendosur në automjetin tip "Benz", mund të jetë akivizuar në një distancë prej 30 metrash përmes një telefoni. 

Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e së shtunës në bulevardin “18 Shtatori”. Automjeti shpërtheu teksa ishte në lëvizje, duke plagosur rëndë dy personat që udhëtonin në të, ndërsa shoferi Beqir Devolli humbi jetën gjatë transportimit drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. 

Devolli njihej me nofkën “Çilo Hundëderri”, ndërsa dyshohet se kishte lidhje me trafikun e drogës në Greqi. Ai rezulton të jetë dënuar në vitin 2012 për transport të paligjshëm të emigrantëve. Sipas burimeve, Devolli sapo ishte kthyer nga Tirana pak para se të ndodhte shpërthimi në automjet. Sipas burimeve, e kalonte pjesën më të madhe të kohës në Tiranë, ndërsa familja e tij e ka banesën në një fshat të qarkut të Gjirokastrës.

Deri më tani, motivi i atentatit nuk është përcaktuar zyrtarisht. Hetuesit po punojnë për të zbardhur mekanizmin e aktivizimit të lëndës plasëse dhe për të identifikuar personat (autorët) që e vendosën atë në automjet./ZËRI

Poll

MOS HUMB